Fatmir Hysenbelliu i nënshtrohet këtij operimi (FOTO)

By

Pasioni për futbollin të cilin nuk e ndalë as tashmë kur nuk është më në futbollin profesionist duket t’i ketë kushtuar sërish Fatmir Hysenbelliut.

Biznesmeni i njohur ka pësuar një lëndim në gju, siç ka treguar vetë përmes rrjeteve sociale i cili e ka detyruar që t’i nënshtrohet një operacioni.

Në një prej klinikave private në Austri, ai tashmë ka përfunduar me sukses këtë ndërhyrje, pas së cilës nuk i mungon buzëqeshja.

Përmes një fotoje të postuar në Instagram, Oni Hysenbelliu ka deklaruar:

‘Kisha një lëndim të gjurit duke luajtur mini-futboll me ekipin kombëtar tre muaj më parë. Sot, operimi ka përfunduar me sukses në Inssbruck të Austrisë. Mezi pres shërimin dhe rikthimin edhe më i fortë’.

Të shkuara Oni! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm