Si të bindni familjarët tuaj të karantinohen dhe të mbajnë distancë?

By

Tani është më e rëndësishme se kurrë për grupet e cenueshme të qëndrojnë brenda. Ja se si t’i qaseni bisedës me anëtarët e moshuar të familjes për t’i bindur që të karantinohen dhe të mbajnë distancë.

Të rriturit më të rinj dhe prindërit e tyre po merren me disa ndryshime serioze të roleve tani, pasi dikur prindërit tanë na lutnin që të rrinim larg problemeve dhe drogë, tani ju po lutni ata që të qëndrojnë brenda dhe të mos marrin informata nga media që shpërndajnë lajmë të rreme ose pa bazë shkencore.

Së pari merrni faktet dhe informacionet nga burime të sigurta për veten. Shpjegoni detajisht se distanca sociale do të kishte shumë efekt në mospërhapjen e virusit. Ju po mbroni veten, familjen dhe të tjerët!

Shpjegoni me qetësi se fakti që kanë kaluar kohëra më të këqija nuk i ka bërë imun nga kontraktimi i sëmundjes. Kjo nuk është luftë me armë, nuk është dëbim nga shtëpia, kjo është luftë e padukshme!

Vendosni një shembull të mirë. Filloni të ndryshoni rutinën tuaj dhe të mënjanoni daljet e panevojshme.

Bëni aktivitete që përfshijnë edhe prindërit ose gjyshërit tuaj. Kohë me familjen është gjithçka që ata dëshirojnë në këtë jetë dinamike.

Këshilloni që të mos lexojnë shkrimë të pa verifikuara dhe nëse mundeni ndiqni lajmet në televizor vetëm një herë gjatë ditës, si p.sh., lajmet e mbrëmjes.

Asistojeni në telefonata në Viber ose Facetime me miqtë dhe kushërinjtë e tyre, që të mos insistojnë t’i ftojnë në shtëpi.

Ndoshta prindërit ose gjyshërit tuaj nuk do të binden nga altruizmi ose faktet. A do ta konsideronin si një favor për ty? Ndoshta kjo fjali do të mund t’i bindte:

“Po mundohem të mos bëj panik, dhe kjo do të ndihmonte shumë paqen e mendjes time nëse do të qëndroni tani në shtëpi. Bëjeni këtë për mua.”

 

 

Artikuj të ngjashëm